Besnik Hasi: Ja dy arsyet pse nuk e mora drejtimin e Shqipërisë

185

Trajneri i Legias së Varshavës, Besnik Hasi ka pranuar se do donte që një ditë të ishte në krye të Kombëtares, pasi është ekipi i gjithë shqiptarëve.

Në një intervistë për ‘Panorama Sport’, Besnik Hasi tregon arsyet pse nuk mori përsipër ta drejtonte Kombëtaren para tre vitesh e gjysmë.

Ka qenë zgjedhja më e vështirë në jetë. Sinqerisht. U mendova gjatë dhe vendosa që për dy arsye të mos bëhesha trajner i Shqipërisë edhe pse Duka mi plotësoi të gjitha kushtet dhe i jam mirënjohës për këtë. Arsyeja e parë ishte se prej 12 vitesh isha pjesë e Anderlehtit. Isha një investim i tyre dhe nuk mund t’i tradhtoja në momentin kur ata kishin nevojë për mua. Arsyeja e dytë, ta themi troç, ishte edhe fakti që nuk u ndjeva gati psikologjikisht. M’u duk një barrë më e rëndë se ç’mund të mbaja. Nuk doja të zhgënjeja asnjeri…”, u shpreh Hasi.