Besart Berisha largohet nga Japonia

Futbollisti i mirënjohur nga Kosova, Besart Berisha, e ka shkëputur kontratën me marrëveshje me skuadrën e Japonisë, Sanfrecce Hiroshima.

Berisha në këtë klub nuk ka arritur që të ambientohet duke mos luajtur asnjë ndeshje me klubin japonez në vitin 2019 dhe pati vetëm gjashtë paraqitje si rezervist në stinorin e parë vitin e kaluar.

Futbollisti nga Prishtina tash është shtetas i Australisë, pasi ka kaluar shtatë vite në Australi gjatë të cilave është bërë golashënuesi më i mirë në histori të A-Leagues së Australisë me 106 gola në 171 ndeshje.

Image result for besart berisha

Ka gjasa që Berisha të kthehet në A-League ku disa skuadra janë në kërkim për një sulmues para fillimit të stinorit më 11 tetor.

“Jam munduar të adaptohem me kulturën dhe futbollin japonez, por ka qenë e vështirë. Lojtarët me të cilët kam luajtur kanë qenë të mrekullueshëm. Dua të falënderoj edhe tifozët që më kanë përkrahur edhe pse nuk kam luajtur”, ka thënë Berisha.

Berisha më parë ka luajtur edhe me Përfaqësuesen e Kosovës dhe Kombëtaren e Shqipërisë.

Karrierë ka bërë edhe në Angli, Gjermani, Norvegji e Danimarkë. Berisha është 34-vjeçar.