Besart Berisha i thotë "PO" Kosovës

181

Sulmuesi më i madh shqiptar, Besart Berisha, ka pranuar të vesh fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.

Berisha që paraqitet në kampionatin australian, i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së trajnerit Albert Bunjaki, për t’iu bashkuar Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botërorë që mbahet në Rusi.

Ardhjen e Besart Berishës te Përfaqësuesja e Kosovës, e ka konfirmuar për Lajmi.net. miku i tij, Enis Fetahu.