Besar Musolli pritet të debutoj sot me Gjilanin, kjo është lista e të ftuarve nga Gentjan Mezani

Foto: LumiHD

Ditë e mrekullueshëm për meraklitë e futbollit kosovar pasi që sot na presin dy ndeshje mjaftë të zjarrta në kuadër të xhiros së dytë, shkruan Gazetasheshi.com

Ndeshje e zjarrtë pritet të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku Llapi do ta pres nënkampionin e Kosovës, Gjilanin. Për Llapin kjo ndeshje do të jetë debutuese për sezonin e ri, pasi që në xhiron e parë është shtyrë ndeshja Drita – Llapi. Kurse, Gjilani në këtë ndeshje vjen pas humbjes së thellë si mysafir i ‘Niklit’.

Tashmë, Gjilani ka publikuar edhe listën e të ftuarve për këtë sfidë. Lajm i mirë për “kuqebardhët” është se në listë gjindet edhe mesfushori i ardhur nga Kukësi, Besar Musolli.

‘Bilbili’ kryesor i është besuar gjyqtarit Burim Jahmurataj me asistentët Lumturije Muhadri dhe Safet Berisha, ndërsa gjyqtar i katërt është Isaj Cerroviku.

Ndeshja fillon nga ora 16:00.

/Gazeta Sheshi/

Lista e futbollistëve të ftuar për takimin e sotëm kundër Llapit⬇️#vetëmnjëdashuri 🔴⚪

Posted by SC Gjilani on Wednesday, September 23, 2020