Besa triumfon në shtëpinë e kampionit, Drenica e nis mbarë ndaj Lirisë

500

Besa ka triumfuar në duel me Feronikelin në “Rexhep Rexhepi”, derisa ka arritur të përmbysë epërsinë prej një goli. Ishte Xhevdet Shabani, i cili me dy gola i solli tre pikët e para për Besës që konfirmon se këtë edicion do të jetë njëri ndër pretendentët kryesor për titull. Ndërkohë, Drenica me dy golat e Granit Arifajt arrinë të mposhtë skuadrën e Lirisë, që humbi një penalti në këtë përballje, shkruan Gazeta Sheshi.

Kujtojmë që të premten startoj edicioni i sivjetëm i Vala Superligës së Kosovës me duelin Prishtina – Llapi, të cilin e fituan kryeqytetasit me shifrat 3-1.

Feronikeli – Besa 1-2

90+4′ – Mbyllet ndeshja. Besa triumfon në fund përballë skuadrës së Feronikelit, duke bërë një start fantastik në këtë sezonë, pasi merr maksimumin nga përballje me kampionin në fuqi.
90+’ – Vendasit po tentojnë vazhdimisht për ta barazuar rezultatin, por pa sukses.
76′ – Goooal. Është sërish Xhevdet Shabani që realizon për skuadrën e Besës. Sulmuesi anësor gjuan zhagas nga distanca dhe përfundon në këndin e djathtë të portës së Troshupës, 1-2.

69′ – Aksion përfekt i skuadrës mysafire, Rexha gjuan për mrekulli, por Troshupa ia mohon golin.
65′ – Goooal. Xhevdet Shabani ekzekuton një ndërprerje në mënyrë të mrekullueshme dhe i ndihmuar nga devijimi i Kurtishajt e thyen gardianin Troshupa për ta sjellur sërish paraspeshën, 1-1.
59′ – Goooal. Behar Maliqi gjuan në mënyrë mjeshtërore për ta mposhtur Kolshin, 1-0.

58′ – Penalti për skuadrën vendase, derisa Florent Papuqi brenda zonës e ndal Krasniqin brenda zonës.
53′ – Behar Maliqi sërish në mundësi të mirë shënimi, kësaj rradhe nga afërsia gjuan me kokë jashtë portës pas harkimit të Milicajt.
49′ – Kastriot Rexha nga afërsia gjuan me kokë, por sërish topi përfundon jashtë.
48′ – Provon Behar Maliqi nga distanca, topi përfundon mbi traversë.
46′ – Starton pjesa e dytë e lojës.

45+2′ – Mbyllen 45 minutat e pjesës së parë e cila përfundoi pa gola, 0-0.
42′ – Mundësi përfekte për Blerand Kurtishajn brenda zonës, por Kolshi reagon për mrekulli, duke devijuar topin në fundore.
30′ – Zhdrella dhe Hoti kombinojnë mirë për Haxhi Shalën, ky i fundit shpërdoron aksionin, duke gjuajtur lartë mbi portë nga afërsia.
26′ – Aksion model i ndërtuar nga futbollistët pejan, mirëpo Xhevdet Shabani nga afërsia gjuan jashtë.
25′ – Shpëton skuadra vendase, derisa një moskordinim i Limanit dhe Troshupës ka mundur ti kushtojë me gol sikurse Rexha të ishte më i vëmendshëm.
10′ – Zhdrella në rastin e parë serioz për Feronikelin, duke gjuajtur nga largësia, në vend ishte Kolshi.
02′ – Kërcënon Besa përmes Xhevdet Shabanit, i cili provon goditjen me gërshërë, por në vend Troshupa.
01′ – Starton ndeshja.

Feronikeli: Troshupa, Krsaniqi, Shala, Gërbeshi, Limani, B.Shabani, Zhdrella, Maliqi, Milicaj, Kurtishaj, Prokshi. Trajner: Afrim Tovërlani.

Besa: Kolshi, Osmani, Fi.Papuqi, Prekazi, Fl.Papuqi, Miftaraj, Dabiqaj, Elshani, Xh.SHabani, Qorraj, Rexha. Trajner Gani Sejdiu

Drenica – Liria 2-1

90+’ – Mbyllet ndeshja. Drenica merr pikët e para të sezonit, derisa triumfon me golat e Granit Arifajt në shtëpi përballë Lirisë.
90′ – Goooal. Miqtë ngushtojnë epërsinë përmes Liridon Fetahajt.
74′ – Penallti për Lirinë, por goditjen e Blendi Memajt e pret Burim Sadiku, mbetet rezultati i pandryshuar.

60′ –  Memaj rrezikon, por Burim Sadiku nuk mposhtet, duke mbajtur në lojë ende rezultatin.
50′ – Liria tenton të këndellet duke organizuar disa aksione më të rrezikshme, por tepër e vështirë, sidomos pas disavantazhit prej dy golave.
46′ – Starton pjesa e dytë e lojës.

45′ – Drenica merr me vete epërsinë prej dy golave në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që ka mundur lehtë të realizojë edhe golin e tretë.
26′ – Hysen Tahiri në mundësi të mirë për të realizuar, kësaj rradhe Ruxhi ishte i sigurt.
22′ – Goooal. Është sërish Granit Arifaj ai që realizon për vendasit, kësaj radhe ngrit epërsinë, 2-0.

17′ – Goooal. Granit Arifaj ka realizuar për skuadrën vendase, duke zhbllokuar kështu sfidën, 1-0.
15′ – Ndeshje e qetë dy skuadrat po ‘studiojnë’ njëra tjetrën, ndërkohë vërehet një dominim i lehtë i miqve nga Prizreni.
01′ – Starton ndeshja.

Drenica: Sadiku, Ibrahimi, Caka, Geci, Q.Krasniqi, Tahiri, Merlaku, Dervishaj, Dajaku, Arifaj, Bejta.Trajner: Afrim Jashari.

Liria: Gjeraj, V.Berisha, Dina, Ramadanaj, Rexhaj, Fetahaj, Mustafa, Shillova, Memaj, Gashi.Trajner: Ramiz Krasniqi.

/Gazeta Sheshi/