Besa pret një mysafir special (FOTO)

310

Besa e Pejës po vazhdon përgatitjet në Mavrovë të Maqedonisë, derisa këto ditë pati një mysafir special. Fjala është për nënkryetarin e qytetit të Pejës dhe klubit pejan, Shkumbin Gashi, i cili i vizitoi ekipin në qendrën stërvitore, transmeton Gazeta Sheshi.


Gashi i cili ka prezantuar çdo blerje të skuadrës pejane ka marrë rrugë për të ndjekur nga afër se si po shkojnë punimet tek ekuipazhi i drejtuar nga Gani Sejdiu që për këtë edicion ka shpallur kandidaturën për titull pas shumë blerjeve të bujshme.

Besa synon ta rikthejë titullin kampion në qytetin e Pejës pas disa viteve, derisa kalendari do i rezervoj një fillim të zjarrtë, me ç’rast udhëton në Drenas për tu përballur me kampionin në fuqi Feronikeli.

/Gazeta Sheshi/