Besa pëson humbjen e radhës, këto janë fjalët e kryetrajnerit

473

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra pejane, Besa, ka pësuar disfatë në udhëtim te Drita me rezultatin 3-1, shkruan Gazetasheshi.com

Pas ndeshjes ka folur edhe kryetrajneri i Beses, Leutrim Krasniqi.

“Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e dytë. Unë jam i kënaqur me gjithë futbollistët. Po mundohemi të rritemi nga loja në lojë”, tha Krasniqi për ‘Art Sport’.

Besa pozicionohet në vendin e fundit në klasifikim me vetëm 7 pikë të mbledhura pas 22 ndeshjeve të zhvilluara.

/Gazeta Sheshi/