Besa pëson humbje të thellë në shtëpi, këto janë fjalët e trajnerit pas ndeshjes

304

Ka përfunduar edhe xhiroja e 21-të e Superligës së Kosovës në futboll me dy ndeshjet e sotme.

Klubi Futbollistik “Arbëria” e ka gjetur fitoren duke triumfuar ndaj Besës së Pejës me rezultat të thellë 0-3.

Golat për “kuqezinjtë” i realizuan Almir Kryeziu, Kreshnik Bahtiri dhe sulmuesi brazilian, Marclei.

Pas ndeshjës është deklaruar edhe kryetrajneri i Besës së Pejes, Leotrim Krasniqi.

“Kur pësuam ishte vështirë të riktheheshim, sidomos goli i tretë në fillim të pjesës së dytë na humbi shpresat. Sa i përket objektivit, ne duhet të bazohemi në ndeshjen e radhës”, tha Krasniqi per ‘Art Sport’.

/Gazeta Sheshi/