Besa “peshkon” tek KEK-u dhe Ballkani, ja transferet e para të kësaj skuadre (FOTO)

Besa ka nisur revolucionin e dimrit. Një gjë e tillë ishte paralajmëruar që gjatë dhjetorit, ku u zyrtarizuan edhe largimet e para. Ndërsa, ishte vetë presidenti i skuadrës, Nexhat Bizhdili, i cili në një intervistë ekskluzive për gazetën bëri të ditur se gjatë merkatos së janarit do të ketë shumë afrime.

Besa

Gjithçka nisi me portierin e larguar nga Luftëtari, Festim Miraka, për të vazhduar me mbrojtësin e Teutës, Dajan Shehi, dhe dy mesfushorët e huazuar nga klubi gjirokastrit dy ditë më parë, Brixhild Brahimaj dhe Mikel Hoxha. Dje ka qenë radha e dy goditjeve të radhës. Këtë herë, Besa ka kthyer sytë nga Kosova duke siguruar shërbimet e dy mesfushorëve.

Gjatë seancës së djeshme stërvitore, trajneri Bledar Sinella ka pasur në dispozicion të gjithë grupin me përjashtim të Shehit, i cili pritet t’i bashkohet Besës më 8 janar.

besa

LOJTARËT

Për sa u përket futbollistëve kosovarë, janë të dy lojtarë të rinj dhe drejtuesit kavajas kanë shumë besim tek ata. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Fatjon Bushati, i cili vjen nga ekipi i Ballkanit të Suharekës dhe luan mesfushor qendre. I dyti është Bler Thaçi, edhe ky mesfushor anësor me tipare sulmuese.

Bushati2

Thaçi ka luajtur për ngjyrat e ekipit të KEK-ut gjatë pjesës së parë të kampionatit. Krahas këtyre lojtarëve të konfirmuar si pjesë e Besës, në seancën e djeshme stërvitore u paraqitën edhe një qendërmbrojtës dhe një sulmues.

Stafi teknik do të vendosë gjatë ditëve në vazhdim nëse këta të dy do qëndrojnë ose jo. Merkato nuk do të mbyllet këtu, pasi sot pritet të afrohet një sulmues i rëndësishëm, emri i të cilit mbahet i fshehtë nga drejtuesit.

15326346_1384985684846526_8202352688354569460_n