Besa përforcohet me shtatë futbollistë dhe i largon pesë të tjerë!

71
FC Besa 2020/21

Klubi Futbollistik “Besa” po punon në heshtje në afatin kalimtar të janarit. Klubi pejan deri më tani ka afruar shtatë futbollistë, ndërkohë që ka larguar pesë të tjerë, shkruan Gazetasheshi.com.

Në mesin e shtatë futbollistëve të ardhur janë Bekim Maliqi nga Llapi, Diellor Beseni nga Dukagjini, Ardi Qorri nga Feronikeli dhe Erjon Morina nga Luzern Kickers. Gjihthashtu skuadrës u janë bashkuar tre futbollistë të rinjë nga Mauritania.

Prezantimi zyrtar i përforcimeve pritet të bëhet ditëve në vijim.

Ndërkohë, nga skuadra deri më tani janë larguar Florent Qorraj, Andi Alshiqi, Matheus de Paula, Lucas Sebastian dhe Breno Barbosa Matos.

Sot, skuadra pejane luajti miqësore ndaj Lirisë së Prizrenit në Brestovik, takimi përfundoi në barazim 1-1 mirëpo u dominua në tërësi nga vendasit.

LEXO gjithashtu edhe:

Besa barazon me Lirinë në miqësoren e Brestovikut

/Gazeta Sheshi/