Besa me mysafir special, por që nuk i sollën fat (FOTO)

Besa ka dëshpruar në kuadër të javës së 15-të në Vala Superligën e Kosovë, derisa është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Trepçës (1-2). Si për ironi të fatit skuadra pejane kishte mysafir special në këtë ndeshje Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shalën, si dhe Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin, shkruan Gazeta Sheshi.

Ministri Shala dhe Kryetari Muhaxheri ishin të vendosur në tribunen Lindore të stadiumit pasi ajo e Perendimit është duke u ndërtuar dhe ishin vetë këto dy personalitete që kishin hedhur edhe gurëthemelin.

Por, disfata dhe loja e Besës mund ti ketë dëshpëruar paksa, derisa kanë pritur një Besë pretendente që do luftonte për pjesën e epërme të tabelës.

Sidoqoftë Shala dhe Muhaxheri ndoqën një ndeshje të Besës si shumë të tjera, duke dëshmuar kështu se nuk vijnë në stadium vetëm për të prerë shirita.

15267851_10153607579364058_7346327362571478354_n/Gazeta Sheshi/