Besa me fanella të reja (Foto)

264

Besa është e gatshme për fillimin e sezonit të ri, ku pritet ta kërkojë titullin kampion pas përforcimeve të shumta në afatin kalimtar.

Klubi pejan ka prezantuar edhe fanellat e reja, të cilat janë tradicionale, pra me ngjyrë të kuqe. Por, për dallim prej herëve tjera, kësaj radhe fanella është krejtësisht e kuqe me një nuancë të vogël të ngjyrës së bardhë.

Fanellat e reja të klubit pejan, janë nga firma “Errea”.