Besa e Pejës ‘kopjon’ 89-shin dhe Feronikelin (FOTO)

Besa e Pejës që ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror para një jave, po planifikon që fazën e fundit ta kryejë jashtë vendit, shkruan Infokusi.com.

Stacioni i pejanëve pritet të jetë Antalya në Turqi.

Infokusi.com merr vesh se ende nuk është caktuar data e saktë e nisjes, por sipas të gjitha gjasave, edhe Besa do të jetë në Antalya ku do të shkojnë edhe dy skuadrat tjera të futbollit kosovar, Trepça ’89 dhe Feronikeli.