Besa e Pejës e dashuruar në këtë rezultat

160

Barazimi në udhëtim ndaj Trepçës në “Adem Jashari” është i treti më rradhë për skuadrën e Gani Sejdiut me po të njejtin epilog, 1-1. Besa arriti të shpëtojë një pikë nga dueli përballë “xehtarëve” dhe atë duke i’u falenderuar Qemajl Elshanit që realizoi golin e barazimit, por duke mos harruar edhe meritat e Granit Kolshit për pritjen e një penaltie, shkruan Gazeta Sheshi.

Paraprakisht pejanët kishin barazuar në shtëpi me Prishtinën (1-1) dhe në udhëtim tek Drenica (1-1). Si për ironi të fatit realizator është po i njejti futbollist, Qemajl Elshani, i cili rikthehet të shpëtojë sërish skuadrën e Besës që së bashku me Prishtinën mbeten dy skuadrat e vetme në Vala Superligë që nuk kanë pësuar humbje.

Këtë vikend Besa e pret në shtëpi skuadrën e Dritës, e cila gjithashtu ndodhet në kërkim të fitores pas disa rezultateve dëshpëruese javëve të fundit.