Besa e Pejës dhe Liria e Prizrenit kanë barazuar në miqësoren e zhvilluar në Brestovik, shkruan Gazetasheshi.com.
Ndeshja pas 90 minutave ka përfunduar me rezultatin 1-1.
Ishin fillimisht prizrenasit që realizuan përmes Borislav Baldzhiyskit nga penaltia, ndërkohë pejanët barazuan përmes Festim Haxhiut.
Të dy trajnerët provuan pjesën dërmuese të futbollistëve për të parë nga afër gjendjen e tyre fizike.
/Gazeta Sheshi/