Bernabeu në këmbë për Tottin (Video)

180

Ikona e skuadrës së Romës, Francesco Totti, është pritur në mënyrë madhështore nga tifozët madrilien në Santiago Bernabeu pas hyrjes së tij në lojë, transmeton Gazeta Sheshi.

I gjithë publiku u ngrit në këmbë për të aplauduar yllin ikonik të romakëve, i cili edhe në të kaluarën ishte pritur mirë nga tifozët madrilien, të cilët në të kaluarën fare lehtë kanë mundur ta kenë në skuadër, sikurse ky i fundit të pranonte ofertën galaktike të presidentit Perez, për ti’u bashkuar Realit në vitin 2004.

Në këtë mënyrë Totti i dha lamtumirën e fundit kompeticionit më prestigjioz në Europë, pasi pritet përfundimi i karrierës në fundin e këtij sezoni.

https://www.youtube.com/watch?v=pGWGerrpZqg