Berluskoni shtrëngon duart me trajnerin, por… ja përgjigjja e Mihajloviçit

97

Mes Berluskonit dhe Mihajloviçit ka shtrëngim duarsh, por hijet e dyshimit për qëndrimin e trajnerit serb në pankinën e Milanit, mbeten.

Pas konflikteve të publikuara një ditë më parë në mediat italiane brenda klubit të Milanit, ku disa futbollistë, përfshirë edhe Adriano Galianin, dolën në mbrojtje të Mihajloviçit – që ai të mos shkarkohej nga presidenti, Silvio Berluskoni thirri sot një mbledhje në qendrën sportive në Milano.

Gazetat italiane “La Gazzetta dello Sport”, shkruan se takimi zgjati për rreth 20 minuta dhe në të morën pjesë Berluskoni, Galiani dhe Mihajloviç.

Edhe pse nuk pati deklarata zyrtare për çfarë u diskutua mes tyre, në mbyllje të takimit trajneri serb i tha një tifozi aty pranë se ende nuk e di se çfarë do të bëhet me të ardhmen e tij. “Qëndroj? Akoma nuk e di”,-ka thënë ai.

/Panorama Sport/