Kur flitet për Milanin Silvio Berlusconi nuk njeh diplomaci. ‘Kavalieri’ ishte prezent në ‘San Siro’ në ndeshjen mes Milanit dhe Lacios (1-1).
Para fillimit të takimit, ai zbriti në fushë bashkë me kandidatin për kryetar bashkie të Milanos, Stefano Parisi.
Berluskoni nuk shfaqi simpati për Mihajlovic-in dhe mënyrën se si ai po e drejton Milanin.
I pyetur para ndeshjes se “çfarë Milani prisni?”, ai iu përgjigj se: Pres që të luajë pak më mirë…
Gazetari: Milani i Mihajlovic-it nuk ju bind?
Berlusconi: Më falni, po ju prej sa kohësh shihni futboll?
Gazetari: Ah, që nga koha e Schiaffino si ju…
Berlusconi: Dhe atëherë, çfarë pyetje më bëni?
/Panorama Sport/