Berisha: Po mendoj dorëzimin e mandatit!

83

Ish-kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, ka deklaruar para mediave pak minuta më parë se po e mendon seriozisht dorëzimin e mandatit. Ai paralajmëroi se mund të dorëzojë mandatin e tij të deputetit, duke e argumentuar se Kuvendi i Shqipërisë është mbushur me kriminelë, transmeton Albeu.

“Do konsideroj seriozisht qëndrimin tim në këtë strofull krimi”. Kështu u shpreh ish kryeministri Berisha, duke paralajmëruar largimin e tij nga parlamenti.

“Do të shoh qëndrimin tim ndaj këtij parlamenti, që ka në themel hajdutët e shtetit. A jeni dëshmitarë se si Olsi Rama del protagonist në vjedhjen e shtetit në disa afera?”, tha Berisha.

“Parlamenti ka kaluar afatin e tij. Nuk meriton të ekzistojë asnjë ditë. Unë flas si Sali Berisha, natyrisht grupi i PD-se merr vendimet e veta.

Kjo situatë është e padurueshme. Deputetët po e përdorin mandatin për të vjedhur. Por ne nuk dorëzohemi përballë kësaj mazhorance.

Opozita ka 100 mënyra për t’u përballur me këtë organizatë kriminale që është në qeveri dhe në parlament.

Koço Kokëdhima, nënkryetari, Spahiu, Gaçe, Pjerin Ndreu, Sadri Abazi, Erion Veliaj… Edi Rama është në krye të tyre me Olsin. Ilir Beqja, ai i anglishtes pastaj, më shumë ai famozi (Ahmetaj). Skenari i opozitës është lufta pa kompromis kundër krimit në parlament dhe në qeveri. /albeu.com/

Sh