Berisha nuk gjen qetësi, ja çfarë i ndodh tek Atalanta

196

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, duket se ka shumë punë përpara për të bërë në mënyrë që të fitojë vendin e titullarit te skuadra e tij e re, Atalanta. Edhe pse ai u largua nga Lacio pikërisht për të qënë titullar, diçka e tillë nuk ka për të qënë e lehtë as te Atalanta.

Gazeta lokale “Corriere di Bergamo” ka konfirmuar se trajneri Gasperini nuk ka dyshime për portierin titullar në ndeshjen e së dielës ndaj Torinos. Sipas saj, portieri italian Sportielo është i konfirmuar për ta filluar takimin nga minuta e parë ndërsa përforcimi i ri, Berisha, do të ulet në stol.

Ndoshta ky vendim vjen për shkak se Berishës i duhet pak kohë sa të njihet me skuadrën e tij të re, por ndoshta edhe Gasperini kërkon ta vëzhgojë nga afër në stërvitje shqiptarin për t’u bindur që duhet t’i besojë atij mbrojtjen e portës së skuadrës.