Berisha në mesin e tre portierëve me më së shumti pritje

Portieri kuqezi, Etrit Berisha është i treti nga gardianët e 24 kombëtareve sa i takon numrit të pritjeve për minutat që kanë luajtur me skuadrat përkatëse.

Me gjashtë të tilla, portieri kuqezi është i treti në këtë renditje, duke mbetur pas Halldorson të Islandës me 10 pritje dhe ukrainasi Pjatov që ka bërë 7.

Gjithashtu, Kozaçik është me të njëjtën numër pritjesh me gardianin e Kombëtares shqiptare.

Babaxhan i Turqisë, me paraqitjen që bëri përballë Kroacisë, regjistron pesë pritje vendimtare për skuadrën e tij.