Bëri 2 vite burg për përdhunim, rikthehet me gol në debutim

302

Ched Evans shënoi gol në rikthimin e tij në futbollin profesionist, pasi më parë shleu dënimin 2-vjeçar me burg, për përdhunim. Futbollisti 27-vjeçar luajti ndeshjen e tij të parë që prej katër vitesh, tashmë për klubin e tij të ri,  Chesterfield në Oxford United. Evans u shpall fajtor dhe u burgos për dy vite për përdhunimin e një 19-vjeçareje në vitin 2011.

Ai i ka vuajtur gjysmën e dënimit pesë vjeçar por vendimi i gjykatës së shkallës së parë u rrëzua nga gjykata e apelit gjatë muajit prill. Evans tashmë është në rigjykim, pasi më datë 4 tetor ai nuk e pranoi fajin, përkundrazi pretendoi pafajsi. Ndeshja më e fundit zyrtare dhe kompetitive e sulmuesit datonte në vitin 2012 kur ai luante për Sheffield United, kundër Leyton Orient, para se të burgosej për përdhunim.

The 27-year-old, pictured with girlfriend Natasha Massey, had his rape conviction quashed in April this year
Ish-sulmuesi i përfaqësueses së Uellsit u shënjestrua nga tifozeria vendase në Kassam Stadium, e cila e ka kontestuar thuajse në çdo prekje të topit, në barazimin 1-1. Gjithsesi, ai arriti t’i bëjë ata të heshtin, kur transformoi në gol një goditje dënimit të ekzekutuar nga 23 metra largësi. Goli i Evans i siguroi Chesterfield një barazim 1-1 në ndeshjen çelëse të League One, për këtë sezon.

Pasi vuajti gjysmën e dënimit 5-vjeçar, Evans u lirua në tetor të vitit 2014 duke iu mundësuar vijimi i karrierës. Ai duhej të kthehej te Sheffield United, por më pas nënshkroi për Oldham Athletic. Gjithsesi, kërcënimet e sponsorëve ndaj klubit detyroi drejtuesit e skuadrës që të tërhiqen. Evans arriti që në qershor të këtij viti, të nënshkruar kontratën me Chesterfield, për të regjistruar edhe ndeshjen e tij të parë pas katër vitesh.

Evans leaves the Court of Appeal a free man after serving half of a five-year prison sentence