Beqiri: Shpend Ahmeti nuk mund të kryejë as 50 përqind punë sa kam kryer unë

118
Ismet Beqiri, që dikur mbante postin e të parit të Prishtinës ka thënë se Shpend Ahmetit po t’i jepen edhe tri mandate, nuk mund të kryeje punë as 50 për qind sa ka kryer ai punë dhe Isa Mustafa në mandatet e tyre.

Beqiri më tej për qeverisjen në Prishtinë ka thënë se vetëm kiflet në shkolla mund të përmenden sepse asgjë tjetër nuk është bërë në arsim, duke e marrë shembull atë sektor, transmeton Koha.net.

“Asnjë sukses në arsim, përveç kiflet”, ka thënë Beqiri, i cili gjithashtu ka zbuluar se me qindra militant të Vetëvendosjes janë punësuar me kontratë mbi vepër në Komunën e Prishtinës dhe se vetëm qytetarë të Prishtinës nuk po punësohen aty.

Kurse për banesën e tij, që e ka marrë nga Komuna e Prishtinës, ai ka thënë se ai ka dhënë Kuvendi Komunal dhe se vendimin ia ka nënshkruar drejtoresha në mandatin e Ahmetit, Nora Kelmendi, në vitin 2014.