Beqiri: I kënaqur me pikë pasi luajtëm mirë taktikisht

Një pikë mjaft e vlefshme për skuadrën e Ferizajt në një udhëtim të vështirë tek Llapi (0-0). Kryetrajneri i “Ujqërve”, Argjend Beqiri, është ndarë i kënaqur me importimin e një pikë nga “Zahir Pajaziti”, pasi sipas tij skuadra zbatoi detyrat taktike, përcjellë Gazetasheshi.com.

“Jam i kënaqur me një pikë pasi lojtarët zbatuan detyrat taktike. E kemi ditur se skuadra e Llapit është mjaft e fortë në shtëpi dhe nuk kemi lejuar të luajmë hapur. Kujdesi maksimal në mbrojtje e bëri të veten dhe unë duhet të mbetem i kënaqur me këtë pikë”, deklaroi Beqiri pas ndeshjes.

Ferizaj javën e ardhshme e pret Lirinë, një skuadër direkte me të cilën po lufton për ti ikur barazhit.