Beogradi nuk pranon asnjë revidim të marrëveshjes për Asociacionin

96

Qeveria në Beograd në dialog me Prishtinën ka dërguar mesazh të qartë se nuk do të pranojë revidim e as ndërrim të sërishëm të asaj që kryeministri i Serbisë dhe ai i Kosovës e kanë konfirmuar më 25 gusht për formimin Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë, ka deklaruar sot në Bruksel drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Pas dialogut teknik me përfaqësuesit e Prishtinës për zbatimin e marrëveshjes për AKS-në, njohjen e diplomave universitare dhe lirinë e lëvizjes përmes kufirit (Gjuriq e quan linjë administrative), Gjuriq ka theksuar se delegacioni serb ia ka dërguar bashkësisë ndërkombëtare mesazh dhe përfaqësuesve të shqiptarëve se Beogradi do që marrëveshja të zbatohet në tërësi dhe deri në fund, njofton info magazine nga Beogradi, transmeton Koha.net
“Ne presim që ato pjesë të marrëveshjes që për ne janë të rëndësishme të zbatohen deri në fund”, Gjuriq.
Në pyetjen nëse në dialog mund të ndikojë në vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese se disa pjesë nuk janë të pranueshme, Gjuriq ka thënë se marrëveshja është nënshkruar me përkrahje të bashkësisë ndërkombëtare dhe se bisedimet për marrëveshje nuk janë zhvilluar me asnjë institucion akademik.