Benzema pëkrahet nga Ministri francez i sportit

147

Patrick Kanner, Ministër i Sportit në qeverinë franceze ka shprehur mbështetje të plotë për sulmuesin e Real Madrid-it, Karim Benzema-n, i cili ishte suspenduar nga kombëtarja franceze pas skandalit me shokun e kombëtares, Mathieu Valbuena, tranmseton Gazeta Sheshi.

“Mendoj që kur nënshkruan kodin e etikës për t’u bërë pjesëtar i kombëtares franceze, duhet t’a respektosh atë. Mendoj që, sot, ata kushte nuk janë përmbajtur në çështjen e Karim Benzemas”.

“Në të njëjtën kohë, unë do të respektoj pozicionin sportiv dhe atë të federatës. Trajneri dëshiron të siguroje shërbimet e lojtarëve më të mirë Francez, ky është pozicioni i tij”, ka deklaruar Kanner.

/Gazeta Sheshi/