Kanë filluar të dalin në treg foto albumet e ndryshme lidhur me përfaqësueset që do jenë prezent në kampionatin europian Francë 2016. Edhe trekolorët tashmë e kanë një të tillë, mirëpo pa sulmuesin e Real Madrid-it, Karim Benzeman, transmeton Gazeta Sheshi.
Kompani të ndryshme kanë vendosur heqjen e fotografisë së Benzemas nga imazhi i kombëtares Franceze, pas pezullimit të tij nga federata e vendit të tij.
Krejt kjo si rrjedhojë e një skandali në të cilën është i përfshirë Benzema me mikun e kombëtares, Mathieu Valbuenan.
/Gazeta Sheshi/