Benzema në Euro 2016, kontrolli gjyqesor per shantazh i hiqet pjeserisht

88

Për Karim Benzema rriten akoma më shumë shpresat për të qenë i pranishëm në Finalet e Euro 2016 që do të zhvillohet në Francë.

Gjykata e Apelit të Versajës pranoi vendimin e Butard dhe hoqi pjesërisht kontrolli gjyqësor mbi sulmuesin e Realit të Madridit që është i akuzuar për pjesëmarrje në shantazhin e bërë ndaj Valbuenas për një video erotike.

“Benzema është shumë i lumtur, pasi fitoi arsyeja”, tha avokati i futbollistit, Cormier, për median pas dhënies së vendimit. “Ky është një hap shumë i madh i bërë, por ajo që ka më shumë rëndësi për ne është që të vertetojmë pafajësinë e Karim Benzema në këtë histori”.

Benzema tashmë heqjes së kontrollit gjyqësor mund të grumbullohet në kombëtare, por ajo që do të vendosë në këtyë pikë është Federata Franceze e Futbollit, pasi ishte kjo e fundit që në fund të 2015 e pezulloi sulmuesin nga përfaqësuesja e vendit transalpin.