Benjamin Kololli “bombardon” portën e Young Boys

Futbollisti i Kosovës, Benjamin Kololli, ka shënuar golin e radhës në elitën e futbollit të Zvicrës.

Kololli realizoi gol të bukur kundër Young Boys për skuadrën e tij Zurich.

Ai shënoi me një goditje të fuqishme në hyrje të zonës, duke mposhtur portierin kundërshtar.

Gjithsesi, vendësit kanë gjetur më pas golin e barazimit.

Pjesa e parë është mbyllur 1:1.