Benitez dhe Cristiano ishin kapur për një USB

102

E përditshmja spanjolle “El Pais” ka publikuar një material në mëngjesin e së martës në të cilën shkruan në lidhje me prishjen e raporteve të yllit portugez Cristiano Ronaldo me ish-trajnerin e tij Rafael Benitez, transmeton Gazeta Sheshi.

Benitez kishte kërkuar nga asistenti tij që ti japë një USB (qip me të dhëna) futbollistit portugez në lidhje me rikthimin e tij në fazën defansive dhe gabimet në pozicionimin e tij gjatë aksioneve të kundërshtarit.

Sipas këtyre informacioneve portugezi e ka kthyer prapa asistentin e Benitez duke i thënë: “Thuaj Benitezit se jam unë ai që duhet ti dhurojë një USB për ti parë të gjithë golat e mi, në mënyrë që ti studioj”.

Mardhëniet e trajnerit spanjoll me dhomat e zhveshjes në Madrid nuk kanë qenë aspak të mira, sidomos me futbollistët kryesorë të skuadrës. Madje ylli portugez mësohet ti ketë thënë zyrtarëve madrilien se vetëm jemi duke humbur kohë me Benitez.

Tani në krye të stolit madrilien qëndron Zinedine Zidane, trajneri francez që ka rikthyer harmoninë në dhomat e zhveshjes dhe po i ecën mjaft mirë sikurse në kampionatin spanjoll ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

/Gazeta Sheshi/