Benatia: Po vuaj shumë nga dëmtimet

96

Mbrojtësi i skuadrës së Bayern Munich, Mehdi Benatia  ka folur në lidhje me gjëndjen e tij fizike dhe dëmtimet e shpeshta që po kalon. 29-vjecari shprehet se ndihet i trishtuar për atë që i ka ndodhur dhe nuk e shpjegon dot shkakun e dëmtimeve të shpeshta:

“Kam kaluar 2 vite shumë të vëështira këtu në Gjermani. Uroj që situatën time të mos e përjetojë asnjë futbollist. Është e trishtë kur mendon se trajneri ka besim tek ti por, për shkak të dëmtimeve nuk je i gatshëm. Kjo nuk është dicka e lehtë për mua. Nuk e shpjegoj dot shkakun e dëmtimeve të shpeshta”.

Më tej Benatia hodhi posht zërat e largimit nga Bayern Muncih sezonin e ardhshëm:

“Cdo javë gazetat sajojnë një histori të re mbi të ardhmen time. Më bezdis ky fakt. Unë kam një kontratë trevjecare me Bayern. Nëse klubi vendos të më largojë unë do ta pranoj vendimin e tyre, nëse duan që unë të qëndroj për mua do të ishte një kënaqësi”.