Bën tatuazh Messin në kofshë

122

Leo Messi është i dashur në të gjithë botën dhe ka tifozë kudo, të cilët janë të gatshëm për çdo gjë vetëm e vetëm që ta takojnë e të bëjnë një foto me të.

Por ka dhe nga ata që i kalojnë kufijtë. Një vajzë nga Kili ka bërë tatuazh fytyrën e yllit të Argjentinës dhe Barcelonës në kofshën e majtë dhe duke përfituar nga ndeshja Kili-Argjentinë, ajo e takoi në hotel idhullin e saj.

Carla Miranda bëri një foto me të dhe e postoi në rrjetet sociale. “Misioni u përmbush”, kishte shkruar vajza nga Kili.