Bekteshi tregon se kujt ia dedikon golin e shënuar

313
????????????????????????????????????

Skuadra e Prishtinës e ka fituar derbin kundër Dritës.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së 21 të Superligës së Kosovës në futboll, ka përfunduar me rezultatin 2:0 në të mirë të Prishtinës, shkruan Gazetasheshi.com

Pas ndeshjes është deklaruar edhe qendërmbrojtësi i Prishtinës, Leotrim Bekteshi, i cili arriti të realizoi golin e parë për kryeqytetasit.

“Atmosferë shumë e mirë kjo pas fitores. Jemi jashtëzakonisht të lumtur për fitore, uroj që të vazhdojmë kështu deri në fund. Pa dyshim që ndjehesh mirë kur shënon të cilin ua dedikoj bashkëlojtarëve të mi për angazhimin maksimal dhe për fitoren e merituar. Jemi duke bërë punë shumë të mirë dhe duhet të vazhdojmë t’i marrim ndeshje pas ndeshje”, tha Bekteshi për faqen zyrtare të klubit.

????????????????????????????????????

Prishtina me këtë fitore afrohet edhe më shumë afër kreut, pasi që ndodhet vetëm katër pikë prapa liderit Ballkanit.

Kështu duket renditja momentale në Superligë: /Gazeta Sheshi/

No photo description available.