Bekim Balaj u kap mat me Kejvinën në klub, por Eros Grezda u fotografua me këtë moderatore shqiptare

Një ditë më parë u publikuan disa foto ku dukej bukuroshja Kejvina Kthella së bashku me futbollistin e Kombëtares Bekim Balaj në një nga klubet e natës në Tiranë.

Ata shihen shumë afër me njëri-tjetrin teksa edhe komunikojnë për diçka.

Por menjëherë pas publikimit ka reaguar Kejvina e cila është shprehur se:

“Nuk është e vërtetë që ne jemi të lidhur. Madje ne nuk kemi qenë aspak në tavolinë bashkë, ai ka qenë vetëm një moment që ai është afruar të më thotë diçka”. Ajo shtoi se është në një lidhje dashurie, por me një person që nuk është fytyrë publike.

E ndërkohë që Balaj i ka shkuar në tavolinë Kejvinës, shoku i tij i Kombëtares, Eros Grezda paska të preferuarën e tij, moderatoren simpatike Nevina Shtylla.

Të paktën kështu shkruhet në faqen e Procesi Sportiv ku shihen ata të dy bashkë në Tiranë.