Bekaj: Ndeshjen ndaj Ferizajt e konsiderojmë “finale”

Prishtina nesër do të luajë ndeshjen e parë në kampionat përballë Ferizjat.

Në këtë takim, prishtinasit do të kenë mungesën e portierit Haxho si dhe mesfushorit, Ergyn Ahmeti.

Ndërsa, edhe nga radhët e Ferizajt, priten të mungojnë gjashtë futbollistët të formacioni bazë.

Këtë takim, portieri i Prishtinës, Visar Bekaj e ka komentuar se të rëndësishëm.

“Pa marrë parasysh se në cilën pozitë është Ferizaj apo cila do skuadër, assesi nuk do ta nënçmojmë kundërshtarin, por në ndeshjen e nesërme do të hyjmë sikur të jetë finale”.

“Sepse, pa dyshim deri në fund na presin edhe 11 finale tjera dhe andaj pres angazhim maksimal të bashkëlojtarëve të mi”, ka thënë zëvendëskapiteni, Visar Bekaj për faqen zyrtare të Prishtinës.