Bejtullahu në derbin e xhiros, ja delegimet e plota të gjyqtarëve për ndeshjet e Superligës

1145
Mervan Bejtuallu, njëri nga gjyqtarët më autoritativ në vend

Komisioni për Delegimin e Gjyqtarëve tashmë ka vendosur për ‘këmishzinjtë’ që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e xhiros së 23-të në kampionatin elitar të futbollit kosovar.

‘Bilbili’ kryesor për ta drejtuar derbin e javës ndërmjet Prishtinës dhe Llapit i është besuar gjyqtarit më të mirë në vend, Mervan Bejtullahut. Ai do të jetë i shoqëruar nga asistentët Elvis Bicaj dhe Fatlum Jashari, ndërkohë Erdall Zasella do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt, shkruan Gazetasheshi.com.

Në një tjetër ndeshje të rëndësishme këtë xhiro, atë ndërmjet Feronikelit dhe Dritës, i është besuar gjyqtarit nga Podujeva, Tefik Maloku për ta ndarë drejtësinë. Maloku do të shoqërohet nga asistentët Bujar Selimaj dhe Besnik Morina. Gjyqtarë i katërt në këtë takim do të jetë Burim Jahmurataj.

Ajo që bie në sy është se këtë javë mungojnë gjyqtarët me stemën e FIFA-s.

Delegimet e plota të gjyqtarëve dhe personave zyrtarë për ndeshjet e xhiros së 23-të:

Delegimet e personave zyrtarë për ndeshjet e xhiros së 23-të në Superligë

/Gazeta Sheshi/