Begolli: Prishtina e ka gjetur formulën për ta mposhtur Dritën

178

FC Prishtina e ka mposhtur Dritën në kryendeshjen e javës së 21-të në elitën e futbollit kosovar.

“Bardhekaltrit” kryeqytetas fituan 2:0 takimin e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ish-drejtori sportiv i FC Prishtinës, Granit Begolli ka thënë për emisionin “Direkt” në ATV se Prishtina triumfoi me meritë dhe ka shtuar se ata kanë gjetur “ilaqin” për ta mposhtur Dritën.

“Prishtina si duket e ka gjetur formulën si ta mposht Dritën. Prishtina është skuadra më në formë, kjo po shihet qartë. Ka arritur ta mposht kampionen në fuqi. Kam parë ndeshjen, Prishtina fitoi me plotë meritë ndeshjen”, deklaroi Begolli.

Pjesë e emisionit ishte edhe trajneri, Ismet Munishi që gjithashtu potencoi se Prishtina fitoi pikët e plota me meritë.