Begolli për Leart Paqaradën: Kombëtarja nuk është diçka që mund të japim dorëheqje kur të dojmë!

229

Analisti kosovar, Granit Begolli ka komentuar deklaratën e Leart Paqaradës, ku mbrojtësi i kombëtares theksoi se s’do të grumbullohet me Kosovën, derisa trajner të jetë Bernard Challandes.

Begolli thotë se Leart Paqarada nuk ka marrë minutat e merituara, por kombëtarja nuk është diçka që mund të japin dorëheqje kur të dëshirojnë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Sa i përket rastit të Leartit, unë e kam thënë që atij në mënyrë të vazhdueshme nuk iu është dhënë mundësia që është pritur, ka qenë mbrojtësi i vetëm i majtë në kombëtare dhe nuk ka luajtur. Pas dështimeve të kombëtares, flasin lojtarët. Unë e kuptoj reagimin e tij, por nuk e arsyetoj, kombëtarja nuk është diçka që ne duhet të japim doreheqjen kur të dojmë, e me prit me u ftu kur të vie dikush tjetër, nëse pranohet kjo, do ta bëjnë edhe futbollistët tjerë. Te kombëtarja nuk mund të luajnë të gjithë”, tha Granit Begolli për ATV.