Befasuese, Mentor Mazrekaj i bashkohet skuadrës së Ipko Superligës

Mentor Mazrekaj është bërë me skuadër të re. Ndonëse flitej për një marrëveshje me Kukësin, palët nuk kanë gjetur akordin final dhe sulmuesi i krahut në vjeshtë do të jetë pjesë e Flamurtarit të Prishtinës, shkruan Gazetasheshi.com.

Kësisoj, Mazrekaj i është bashkuar skuadrës së drejtuar nga Arsim Thaqi për pjesën e mbetur të këtij stinori.

Mazrekaj në edicionin e kaluar ishte pjesë e Prishtinës, por që në pjesën dërmuese të ndeshjeve nuk luajti fillimisht për shkak të lëndimit e më pas edhe për shkak të disa problemeve të brendshme.

Ndryshe, lojtari i bashkohet Flamurtarit në momentin më të mirë të skuadrës kur pas tri xhirove i prin renditjes në Superligë më nëntë pikë. /Gazeta Sheshi/