Befason Llapi, shikoni se çfarë ka bërë

Pavarësisht dëshpërimit që nuk arriti të kapë Evropën, Llapi po tregohet klub tejet serioz.

Ndonëse afati kalimtar veror ende nuk është hapur, Llapi ka nisur shumë herët të mendojë për përforcime.

Kësisoj, Llapi deri më tash është ekipi më i përforcuar në Vala Superligës me shtatë transfere, shkruan Gazetasheshi.com

Bledar Hajdini (Trepça ’89), Fiton Hajdari (Trepça ’89), Albi Çekiçi (KS Pogradeci), Ilir Syla (Vëllaznimi), Arbër Pira (KEK-u), Ardian Hoti (KEK-u) dhe Arbnor Ramadani (Drita) janë prurjet më të reja të Llapit.

Ndërkohë, drejtori sportiv, Tahir Batatina ka thënë për Gazetasheshi.com se ditëve në vijim priten edhe transferime tjera.

Llapi ka kontaktuar edhe disa lojtar si Elton Basriu, Mark Milicaj, Behar Maliqi, Labinot Osmani, Enis Zabërgja e të tjerë, të cilët potencialisht mund ta veshin fanellën e kësaj skuadre në edicionin e ri.