Befason Barcelona, kërkon sulmuesin veteran

208

Barcelona kanë hyrë në bisedimet mbi nënshkrimin e sulmuesit të Benficas, Jonas, pasi kërkimi i tyre për të përforcuar repartin sulmues vazhdon.

32-vjeçari brazilian ka gëzuar një sezon të mirë në 2015-16, duke shënuar plot 32 gola në 34 paraqitje.

Me këto gola, Jonas ka ndihmuar Benfican që të fitoj titullin e Liga Primeira dhe shfaqjet e tij me sa duket nuk kanë shkuar pa u vënë re nga gjiganti katalunas.

Luis Enrique ka shpenzuar tashmë afër 70 milionë funte në pesë lojtarë, ku përfshihet edhe Andre Gomes nga Valencia, për pothuajse 30 milionë funte.

Ndryshe, Jonas e njeh mjaft mirë kampionatin spanjoll, pasi ka luajtur për tri sezone te Valencia, para se të transferohet në Portugali.

Barcelona dëshiron transferimin e sulmuesit veteran