Befasia nga Pozhorani

Vllaznia e Pozhoranit është befasia e këtij edicioni në Ligën e Parë. Kjo skuadër pas xhiros 17 të Ligës së Parë ndodhet në pozitën e tretë me 29 pikë me gjasa reale që së paku të sigurojë barazhin për inkuadrim në Vala Superligë.

Së fundmi, ekipi nga Pozhorani barazoi pa gola në derbi me Flamurtarin në Prishtinë.

Mirëpo, sukseset e këtij ekipi nuk përfundojnë me kaq. Skuadra e trajnerit Sallah Sherifi në pesë duelet e fundit kampionale (vjeshtë-pranverë) nuk ka pranuar gol, shkruan Gazetasheshi.com.

Merita për këtë ka e gjithë skuadra, në veçanti portieri, Jasir Bajrami dhe mbrojtja me Leonard Kallabën, Uran Ramadanin, Betim Sylën dhe Shaban Sylejmanin.