Befasi nga FIFA, ndryshon “Topi i Artë”

199

FIFA planifikon të ndryshojë formatin e ngjarjes dhe qytetin nikoqir për “Topin e Artë” më 2017.

Ceremonia e “Topit të Artë” 2017, mund të jetë ndryshe nga ato me të cilat jemi mësuar në të kaluarën.

Kjo për shkak se FIFA planifikon të ndryshojë formatin e ngjarjes dhe qytetin nikoqir të ngjarjes ku do të shpallet futbollisti më i mirë i vitit në botë, raporton e përditshmja zvicerane “Handelzeitung”.

Sipas saj, FIFA është duke konsideruar mundësinë që Londra ta zëvendësojë Zurichin si qytet nikoqir.

Kurse, po ashtu formati i mbrëmjes mund të jetë ndryshe nga edicioni i ardhshëm.