UEFA ka bërë të ditur listën zyrtare që kanë paraqitur drejtuesit e klubit madrilien për kompeticionin e Ligës së Kampionëve.
Çuditërisht në listë janë të shkruar edhe Siquera dhe Jacskon Martinez, që tani nuk janë më pjesë e klubit madrilien.
Menjëherë ka reaguar skuadra e Valencia-s, që ka kërkuar nga zyrtarët e UEFA-s, të ndryshojnë listat e skuadrave pjesëmarrëse, meqenëse kanë transferuar futbollistin Siquera në merkaton e rregullt të janarit.
Mirëpo klubi madrilien nuk kishte paraparë transferimin e dy futbollistëve, ndaj dhe ka dorëzuar listën e njejtë, sikurse në fazën e parë të garave.