Në Gjermani vazhdon të shkaktojë polemika takimi në Amsterdam mes Txiki Begiristain dhe Pep Guardiolës në kuadër të planifikimit të sezonit të ardhshëm të Manchester Cityt. Edhe pse Karl-Heinz Rummenigge i doli në mbrojtje trajnerin spanjoll, Franz Beckenbauer, që është një autoritet i padiskutueshëm në klubin bavarez nuk është aspak dakord për mënyrën sesi po vepron Guardiola.
Arsyeja e irritimit të “Kaizerit”, nuk është vetëm udhëtimi i 44-vjecarit drejt Amsterdamit për llogari të klubit anglez, por edhe fakti që Cityzëns kanë shfaqur interes për David Alaban, një nga lojtarët kryesore te kampionët në fuqi të Bundesligës. Beckenbauer i kujtoi ish-trajnerit të Barcelonës se mund të bëjë cfarë të dojë në kohën e tij të lirë, por pa lënë pas dore detyrimet që ka te Bayerni.
Futbollistin e kombëtares austriake e pelqen shumë edhe Barcelona, por së fundmi ka dalë në skenë edhe Reali i Madridit. Gjithsesi nga Mynihu raportojnë se mbrojtësi 23-vjecar ka rinovuar kontratën deri në vitin 2021.
Beckenbauer shtoi më tej se nuk mendon se futbollistët kanë humbur besimin ndaj Guardiolës, aq që Pep dëshiron të t’i tërheqë “yjet” e Bayernit drejt Premier Leagues, por thjesht trajneri aktual i Bayernit duhet të ketë kujdes me veprimet e tij, që të mos ngjallë keqkuptime.