Bebe Rexha po vjen, jep lajmin në Snapchat (Foto)

Ylli i ri i pop-it amerikan, kantautorja me origjinë shqiptare Bebe Rexha (Bibi Reksa) është nisur nga Los Angeles për në Shqipëri.

Bjondja e talentuar e muzikës që ka bashkëpunuar me disa prej emrave më të famshëm si Rihanna, Eminem, Selena Gomez, Nicki Ninaj etj, do të jetë mbrëmjen e së premtes në një koncert madhështor në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Ndërkaq, 27-vjeçarja ka lajmëruar ndjekësit e saj në Snapchat se është nisur drejt Tiranës dhe për këtë fakt shprehet shumë e emocionuar. Së bashku me Dj-in e njohur Fatboy Slim dhe grupin Honne, Bebe Rexha pritet të ndezë atmosferën në koncertin “Electronic Beats”.

14287618_545716885619962_2099377512_n