Bebe Rexha konfirmon koncertin në Tiranë, shkruan në shqip (Foto)

168

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, i ka paralajmëruar fansat e saj shqiptarë që të presin një atmosferë të zjarrtë në koncertin e saj.

Kantautorja që bën karrierë në SHBA do të mbajë koncert më 9 shtator në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë dhe është shprehur entuziazmuar për këtë.

Në postimin e saj në rrjete sociale, ajo ka shkruar edhe në shqip.

“Shqipëri! Bëhu gati! Tirana unë do të performoj më 9 shtator! Ju ruajt Zoti të gjithëve!”, shkruan në postimin e saj.

https://www.instagram.com/p/BJfX51bBzb7/?taken-by=beberexha