Lojërat Olimpike “Rio 2016” kanë nisur dje dhe një nga sportet që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve e mediave është beachvolley (volejbolli i plazhit). Dhe nuk kish se si të ndodhte ndryshe në një vend ku plazhet e bukura janë të shumta, duke magjepsur turistët anembanë botës.
Pikërisht në plazhin e famshëm të Copacabana është ndërtuar stadiumi olimpike i volejbollit të plazhit, ku dje janë zhvilluar ndeshjet e para. Dhe natyrisht që shikuesit kanë qenë të shumtë, si gjatë paradites ashtu dhe gjatë orëve të mbrëmjes, duke parë më së shumti sportistet seksi në fushën me rërë.
Kishte edhe nga ata që pas një ndeshje beachvolley bënin plazh, por ndeshjet e femrave, ashtu si gjithnjë tërheqin mijëra fansa, që vijnë për të parë volejbollistet e plazhit. Kjo ka bërë që deri në orët e vona të mbrëmjes fansat të ishin të shumtë në stadiumin e ndërtuar në plazh, duke sjijuar ndeshjet.