BE nuk e uron Thaçin për postin

79
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të BE’së, Maja Kocijancic, ka lëshuar një deklaratë në të cilën nuk e uron fare zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të Shtetit të Kosovës.

Aty vetëm përmendet se zgjedhja e tij është bërë në një situatë të tensionuar dhe përçarëse, shkruan Gazeta Express.

Me këtë rast, ajo ka bërë thirrje që të ndalet dhuna derisa ka kërkuar nga liderët e Kosovës që të veprojnë me qetësi për të qetësuar situatën.

Kjo është Komunikata e Zyrës së Federica Mogherinit:

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Hashim Thaçin President të Kosovës në një atmosferë të tensionuar dhe përçarëse. Skenat që kemi parë dje në Kuvend janë tejet shqetësuese.

Aktet e dhunës në çfarëdo mënyrë janë të papranueshme. Retorika nxitëse e thellon është më shumë ndarjen dhe e bën më të vështirë dialogun.

Ne presim nga të gjithë liderët e Kosovës që të veprojnë me përgjegjësi për të qetësuar dhe për t’i ulur tensionit