BBC parashikon miqësore të Kosovës me këtë kombëtare të njohur

Pak ditë më parë, në Dublin u hodh shorti për kualifikueset e Evropianit 2020 dhe Kosova u gjend në një grup me 5 skuadra, duke pasur mundësi në këtë mënyrë të luajë disa ndeshje miqësore, në kohën kur shumë skuadra të tjera kanë ndeshje eliminatore.

Një nga kundërshtarët e mundshëm për Kosovën në muajin mars, mund të jetë Uellsi. Lajmi është bërë i ditur nga prestigjiozja ‘BBC’ e cila ka dhënë disa emra alternativë për Uellsin.

Duke ditur se edhe Uellsi është në një grup me 5 skuadra, atëherë mund të organizojë miqësore për të aktivizuar futbollistë me më pak minuta në ndeshje zyrtare.

Në fakt, nuk është e sigurt nëse Uellsi zgjedh Kosovën, duke qenë se Federata uellsiane dhe legjenda Ryan Giggs, po shqyrtojnë disa emra dhe mes tyre janë Gjermania, Danimarka dhe Serbia. Do të ishte natyrisht një ndeshje e madhe për Kosovën, të luante ndaj emrave të njohur si Gareth Bale apo Aaron Ramsey.